Rabotniçki bëhet me trajner të ri

Rabotniçki ka reaguar shumë shpejtë, duke gjetur zëvendësimin e trajnerit Aleksandar Vlaho, i cili gjatë ditës së djeshme dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta që kishte me “romantikët” në 10 xhirot e para të sezonit, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj timonin e skuadrës nga Debar Maalo e morri, Marjanço Andreski, ish kapiten i kësaj skuadre, i cili së fundmi punonte me grupmoshat e reja te Rabotniçki.

Para tij do të jetë një sfidë e rëndë, kjo edhe për faktin se Rabotniçkin në vijim të kampionatit e presin dy përballje tejet të vështira. Fillimisht “romantikët”  të mërkurën do të jenë mysafir të FC Shkupit në Çair, që më pas të përballen me rivalin e madh lokal, Vardarin.

Do të jenë këto dy teste shumë të rënda për Anreskin, i cili nëse do i kalonte me sukses, do të bënte që Rabotniçki të marrë frymë më lirshëm.

Pas 10 xhirove të para, Rabotniçki renditet vetëm në pozitën e fundit me 10 pikë të tubuara.

Leave a Reply