Guardiola: Këtë vit synojmë Ligën e Kampionëve

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Atalantës, e vlefshme për grupin “C” të Ligës së Kampionëve. Ai tha se Siti i tij këtë edicion është shumë më i fortë se dy edicionet e fundit, kur skuadra e tij eliminoheshe nga rregulli i golit në fushë kundërshtare.

“Mendoj se kemi ndërtuar një skuadër shumë të fortë, si pjesë e një projekti që ka filluar që para katër sezonesh. Dy sezonet e fundit në Ligën e Kampionëve jemi eliminuar nga rregulli i golit në fushë kundërshtare. Në këtë kompeticion, nëse do t’i shkosh deri në fund, duhet të pësosh sa më pak gola. Ky është një kompeticion që vendoset nga një episod, nga një metër më shumë ose më pak, nga një pasiguri ose moment individual. Këto diferenca të vogla vendosin fate të mëdha. Këtë sezon, them me plot bindje se jemi më të fortë se dy sezonet e fundit. Lojtarët kanë fituar eksperiencën e duhur dhe janë më mirë fizikisht”, – është shprehur Guardiola.

Ndeshja midis Mançester Sitit dhe Atalantës në program është nesër mbrëma me fillim në ora 21:00 në “Etihad Stadium”.

Leave a Reply