“France Football” publikon emrat e parë të nominuarve për “Topin e Artë”

Revista prestigjioze franceze “France Football” ka filluar të publikojë emrat e kandidatëve për çmimin ‘Topi i Artë’. Deri më tani janë zbuluar emrat e 10 prej tyreve, ndërsa deri në ora 00:00, do të bëhen të ditur të gjithë emrat e 30 futbollistëve të nominuar.

Ndryshe çmimi prestigjoz ‘Ballon d’Or’, që dhurohet nga revista franceze, do të ndahet më 2 dhjetor të këtij viti në Paris.

Fitueist e këtij çmimi do të përcaktohen pas një votimi të veçantë të jurisë nga 180 gazetarë nga e gjithë bota.

Leave a Reply