Qatip Osmani: Barazimi, rezultati real i takimit (VIDEO)

Renova dhe Shkupi barazuan 2:2 sot në Tetovë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në elitën e futbollit vendor. Shkupi nuk e nisi mirë takimin, ku fillimin e dominoi Renova, ndërsa kah fundi i pjesë së parë dhe në fraksionin e dytë, skuadra nga Çairi bëri lojë më të mirë dhe krijoi më shumë raste, duke gjetur golin e barazimit për 2:2 me Fatjon Jusufin në minutat shtesë, ndërsa pas saj lëshuan rast të qindpërqin me brazilianin Sergio që i vetëm përballë portierit Veli nuk arriti të shënojë. Sipas trajnerit të ekipit shkupjan, epilogu i ndeshjes ishte real për të dyja ekipet.

“Nuk e nisëm lojën ashtu siç duhet. 30 minutat e para Renova dominoi, ndërsa më pas u stabilizuam. Filluam të luajmë futboll, filluam të krijojmë raste. Megjithse golin e shënuam në minutat e fundit, por edhe pas golit kishim rast për të shënuar golin e fitores. Por gjithsesi barazimi është rezultati i realt”, tha trajneri i Shkupit, Qatip Osmani pas ndeshjes.

Opinioni i trajnerit Qatip Osmani pas ndeshjes 👇⚪️🔵

Публикувахте от FC Shkupi в Неделя, 27 октомври 2019 г.

Leave a Reply