Me dy plumba në kokë eliminohet kryetifozi i Partizanit të Beogradit!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme kryqytetin serb, Beogradin. Një prej drejtuesve më famëkeq të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markoviç është ekzekutuar me dy plumba në kokë, edhe pse në drejtim të tij ishin shkrepur plotë 6 plumba, njoftojnë mediat serbe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Milenka Grcic” në Beograd. Sipas mediave vendase 37-vjeçari ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Markoviç fitoi reputacion në opionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit, të cilin ai e drejtoi me Djordje Preliç dhe Aleksandar Vaviç.

Ai ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e tifozit francez të Tuluz, Bruce Taton, mirëpo pas vendimit të apelit, dënimi i tij ishte ulur në 13 vite.

Leave a Reply