Ju kujtohet legjenda e Realit, Guti? Ai tashmë ka marrë drejtimin e një skuadre të njohur spanjolle

Një nga legjendat e Real Madridit, Hosé María Gutiérez – Guti, ka filluar për herë të parë punën e trajnerit si profesionist.

Spanjolli është emëruar trajner i Almerias, duke zëvendësuar Pedro Emanuel, i cili ditë më parë u shkarkua nga ana e drejtuesve të tij për shkak rezultateve të dobëta.

Almeria aktualisht bën gara në ligën e dytë të Spanjës, ndërsa objektivi i tyre kryesor këtë vit është rikthimi në mesin e më të mirëve në futbollin spanjoll.

Pas 14 xhirove nga gjithsej 42, Almeria aktualisht zë vendin e 2-të me 24 pikë, 10 më pak se lideri Kadiz. Debutimin e tij në stolin e Almerias, Guti do ta ketë të dielën në ndeshjen kundër Zaragozas, një tjetër skuadër e njohur në futbollin spanjoll, që në kohën kur Guti ishte aktiv në futboll, bënte pjesë në La Liga.

Për Hosé María Gutiérez – Guti, do të jetë kjo eksperienca e parë më serioze në drejtimin e një skuadre, duke pasur parasysh se deri më tani, i njëjti kishte udhëhequr të rinjët e Real Madridit, ndërsa për një vit luante rolin e asistentit te skuadra turke e Beshiktash, aty ku kishte kaluar edhe një pjesë të karrierës së tij si futbollistë profesionist.

Leave a Reply