Pas Asanit, nga Partizani largohen edhe Trashi dhe Mala!?

Pas largimit të trajnerit Franko Lerda dhe me shumë gjasa edhe të super futbollistit shkupjan, Jasir Asani, nga Partizani mund të largohet edhe dyshja Lorenc Trashi dhe Esat Mala.

Që të dy këta të fundit me skuadrën kampione në fuqi të Shqipërisë kanë kontratë deri verën e vitit 2020, mirëpo drejtuesit e Partizanit duke dashur që të përfitojnë diçka nga ata, pritet që të hynë në bisedime me skuadrat e interesuara.


LEXO GJITHASHTU:

Jasir Asani largohet nga Shqipëria, gati të luaj në futbollin europian


Gjithë këto lëvizje, duke filluar që nga trajneri dhe lojtarët, me siguri se kanë bërë që drejtuesit e Partizanit të mendojnë edhe për një merkato sa më cilësore përgjatë merkatos së janarit, kuptohet nëse edhe këtë edicion dëshirojnë të dalin kampion.

Partizani pas 15 xhirove renditet në pozitën e 3-të me 25 pikë, po aq sa ka edhe Laçi në vendin e dytë, derisa ngec dy pikë ndaj liderit aktual, Kukësit.

Leave a Reply