Jasir Asani largohet nga Shqipëria, gati të luaj në futbollin europian

Viti 2020 futbollistin e talentuar shkupjan, Jasir Asani do ta gjejë me skuadër të re. Asani pritet që të braktis Partizanin e Tiranës, pjesë e së cilës skuadër është që nga shtatori i vitit 2017-të, kur arriti nga rradhët e Pobedës së Prilepit.

24-vjeçari ishte ndër më të merituarit për titullin e kampionit të fituar edicionin e kaluar nga Partizani me Skender Gegën në krye, mirëpo me ardhjen e strategut italian, Franko Lerda, Asani nuk mundi të ndihmojë shumë skuadrën këtë edicion, pasi nuk merrte edhe shumë hapësira në formacionin titullarë.

E gjithë kjo bëri që Asani muajt e fundit të mendojë largimin, edhe pse që para tij nga Partizani u largua trajneri Lerda.

Megjithatë si duket tashmë gjithçka është e kryer dhe nuk ka kthim mbrapa, pasi menaxheri i Asanit ka punuar intenzivisht kohët e fundit, për ti gjetur një skuadër të re futbollistit të tij, i cili konsiderohet si një ndër talentët më të mirë nga vendi ynë.

Destinacion i tij i rradhës pritet të jetë Suedia dhe skuadra e njohur e AIK Stokholm, drejtuesit e së cilës skuadër thuhet se për shërbimet e Asanit do të paguajnë 150 mijë euro.

Do të jetë kjo përvoja e parë europiane për Jasir Asanin, i cili gjatë  karrierës së tij, gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e dy skuadrave të mëdha nga Maqedonia e Veriut, Vardarit dhe FC Shkupit.

Leave a Reply