UEFA publikoi formacionin më të mirë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

Derisa të gjithë jemi në pritje të shortit të sotëm për ndeshjet e 1/8 së finales në Ligën e  Kampionëve, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka publikuar edhe formacionin më të mirë të fazës së grupeve.

Ajo që bie në sy, është mungesa e dy yjeve të futbollit botëror, Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo. Që të dy si duket nuk kanë marrë pikët e duhura nga tifozët, të cilët kanë votuar online.

Paris Sen Zhermen ka numrin më të madh të futbollistëve tre në këtë formacion me Kejlor Navas në portë, Huan Bernat në mbrojtje dhe Kylian Mbape në sulm.

Edhe pse nuk arriti dot të kalojë fazën e grupeve, Ajaksi përfaqësohet me dy futbollistë, Taljafiko dhe Zijeç, teksa nga një futbollistë në formacion kanë edhe Liverpulli, Totenhami, Dortmundi, Mançester Siti, Bajern Munih dhe Red Bull Salzburg.

Leave a Reply