Sot hidhet shorti për ndeshjet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve

Sot në Nyon të Zvicrës me fillim në ora 12:00 do të hidhet shorti i fazës së 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve.

Tetë skuadrat që përfunduan në pozitat e dyta fazën e grupeve do të luajnë me tetë skuadrat e vendeve të para.

Skuadrat nga i njëjti shtet nuk mund të përballen mes vete, njëjtë sikurse edhe skuadrat që kanë luajtur në grup të njëjtë.

Ndeshjet e para të 1/8 së finales do të luhen me 18-19 shkurt të vitit 2020, derisa ato kthyese një javë më pas (25-26).

Leave a Reply