Benzema e shpëton Realin nga humbja në “Mestalla” (VIDEO)

Real Madrid nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga ndeshja e sontme me Valencian. Në “Mestalla” takimi përfundoi 1 me 1. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Carlos Soler, në minutën e 78-të.

Ndërkaq një pikë për “Los Blancos” e siguroi Karim Benzema që realizoi në fund të takimit. Poashtu dje baraz u nda edhe Barcelona me Real Sociedad-in 2 me 2.

Barca dhe Reali do të takohen më 18 dhjetor në derbin më të madh futbollistik “El Classico”.

Leave a Reply