ZYRTARE, PSV Ajndhoven shkarkon trajnerin Van Bomel

Skuadra e njohur holandeze e PSV Ajndhoven mëngjesin e sotëm ka shkarkuar trajnerin Mark van Bomel. Vendimi i drejtuesve erdhi pas rezultateve të dobëta gjatë këtij edicioni, derisa kupa, me sa duket u mbush pas disfatës së djeshme 3:1 ndaj Fejenordit në Roterdam.

“Rënia është shumë e madhe dhe e padenjë për PSV”, – thotë menaxheri i përgjithshëm i klubit holandez, Toon Gerbrands.

“Ndeshjet janë matësi më i mirë për punën e një trajneri, por procesi rreth tyre është gjithashtu vendimtar. Ne e monitorojmë këtë intensivisht. PSV është një klub ku ne përpiqemi të ndihmojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin. Kështu ka qenë edhe muajt e fundit. Interesi i klubit ka qenë gjithmonë parësor. Vlerësimi përfundimisht rezultoi në këtë vendim të dhimbshëm. Të gjithë kemi bërë gjithçka për ta kthyer situatën. Fatkeqësisht, nuk funksionoi “ – u shpreh Gerbrands.

Van Bommel drejtimin e PSV-së e mori në qershor të vitit 2018. Ai këtë skuadër e udhëhoqi në 75 ndeshje, duke regjistruar 44 fitore, 14 barazime dhe 17 disfata.

PSV Ajndhoveni pas 17 xhirove ta zhvilluara në elitën e futbollit holandez, renditet në pozitën e katërt me 31 pikë, plotë 10 pikë më pak se Ajaksi i vendit të parë.

Leave a Reply