Mbrëmje e çmendur në Ligën e Kampionëve, Dortmundi përmbys Interin, Çelzi dhe Ajaksi shënojnë 8 gola

Mbrëmje e çmendur. Kështu mund të vlerësohet mbrëmja e sotme në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku në 6 ndeshjet e zhvilluara të orës 21:00 u shënuan plotë 27 gola, apo nga 4.5 gola për ndeshje, njofton “infOSport.mk”. “Sinjal Iduna Park” dhe “Stemford Brixh” dolën të jenë dy epiqendrat e mbrëmjes, duke prodhuar plotë 13 gola, me Dortmundin që me një përmbysje të madhe mundi Interin dhe Çelzin, që edhe përkundër disaavantazhit 1:4, në fund arriti një barazim të çmendur 4:4 ndaj Ajaksit. Po mos të ekzistonte VAR, “blutë” e Londrës mund të ishin fitues të këtij takimi.

Një fitore që e afron edhe më afër raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, arriti edhe Liverpulli, që sonte në “Enfilld Roud” mundi Genkun, ndërkohë Napoli nga po i njëjti grup, nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 ndaj Salzburgut.

Valencia me fitoren 4:1 ndaj Lil, e ka bërë shumë interesante luftën në grupin “H”, në të cilin 3 skuadra, si Çelzi, Ajaks dhe vetë Valencia kanë nga 7 pikë.

Një fitore me shumë vlera në ndeshjet e orës 21:00 morri edhe Lioni, që në kuadër të grupit “G” mundi Benfikën me rezultatin 3:1, dhe tashmë me 7 pikë renditet në pozitën e dytë, menjëherë pas Lajpcigut me 9 pikë, që në ndeshjen e zhvilluar në ora 18:55 si mysafir me shifrat 2:0 mundi Zenitin në Rusi, ndërkohë në të njëjtin termin, Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në “Kamp Nou” ndaj Slavia Pragës.

Leave a Reply