Lajm i keq për Barcelonën, Semedo do të mungojë për një muaj

Fitorja e mbrëmshme 4:1 ndaj Selta Vigos ka lënë edhe pasoja te skuadra e Barcelonës, pasi në këtë ndeshje mbrojtësi Nelson Semedo pësoi një dëmtim paksa më serioz, që do e largojë atë nga fushat e futbollit për plotë 5 javë.

Semedo u lëndua në minutën e 23-të, kur edhe braktisi fushën, ndërsa gjatë ditës së sotme nga klubi “katalunas” kanë bërë me dije edhe problemin e anësorit të djathtë.

Portugezi ka dëmtuar pulpën e këmbës së djathtë dhe koha e rikuperimit është pesë javë, sikurse thuhet në komunikatën e “katalunasve”.

Semedo është pjesë e rëndësishme e formacionit të trajner Ernesto Valverdo, duke pasur parasysh se këtë edicion ka zhvilluar gjithsej 16 ndeshje, 12 prej të cilëve në La Liga dhe 4 në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply