Berat Jakupi: Në Valandovë shkojmë si kampion

Në prag të derbi ndeshjes së javës së 5-të në elitën e futsalit vendor, ndërmjet kampionëve në fuqi të Futsal Shkupit dhe skuadrës së Ciko-s nga Valandova për faqen zyrtare të skuadrës nga Çairi, ka folur kapiteni i skuadrës, portieri Berat Jakupi. Edhe përkundër faktit se kundërshtari i sotëm luan para tifozëve të vetë, Jakupi thotë se Futsal Shkupi do të paraqitet si në çdo ndeshje tjetër, ku do të kërkojë fitoren e rradhës, pasi një gjë e tillë i ngjanë një ekipi kampion.

“Pavarësisht se luajmë në transfertë dhe luajmë ndaj një prej skuadrave që gjatë merkatos së fundit janë përforcuar më së shumti, neve do të futemi si në çdo ndeshje tjetër për të kërkuar fitoren, që do të na hapte rrugën drejt titullit kampion. E them këtë pasi për të arritur piedestalin, duhet që të fitojmë çdo ndeshje, pa marrë parasysh kundërshtarin, ashtu që nëse të gjithë lojtarët jemi në nivel dhe do të kemi një referim të drejtë dhe korrekt, besoj se edhe nga Valandova do të kthehemi me 3 pikë të plota” – është shprehur, Berat Jakupi.

Futsal Shkupi në 4 xhirot e para të sezonit të ri ka arritur po aq fitore me një gol averazh 28:8, ndërsa edhe këtë vit shihet si një ndër pretendentët kryesor për tu kurorëzuar me titullin e kampionit.

Ndeshja Ciko-Futsal Shkupi starton në ora 17:00.

Leave a Reply