Shkëndija fiton falë Agim Ibraimit (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar fitore 2:1 në udhëtim te Rabotniçki në Shkup, duke vazhduar serinë e rezutateve pozitive, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy golat për kampionët e vendit i realizoi Agim Ibraimi nga penaltia, duke i suguruar në këtë mënyrë 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij që rikthehet në pozitën e tretë, por njëkohësisht duke iu afruar edhe më shumë kreut.

Pas kanosjes me kokë të Mexhit Nezirit në minutat e para të takimit, ishte Rabotniçki megjithatë skuadra që avansoi e para. Një mos koordinim mirë mes futbollistëve të Shkëndijës në mbrojtje, bëri që Nikolla Sharkoski në minutën e 6-të, të shënojë në rrjetën e Zahov.

Golat e pjeses se pare, Rabotniçki – Shkendija 1:1

Golat e pjeses se pare, Rabotniçki – Shkendija 1:1

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 10 ноември 2019 г.

Këtij goli iu kundërpërgjigjë Agim Ibraimi, me golin e realizuar nga pika e bardhë në minutën e 19-të.

Pjesa e dytë rezultoi me më shumë raste, sidomos për ekipin vendas, që golin e dytë e kërkonte përmes goditjeve nga distanca, mirëpo Shkëndija sot në portë kishte të disponuarin Kostadin Zahov që në disa raste mjaft mirë mbronte portën e tij, duke mos lejuar Rabotniçkin që të shënojë golin e dytë.

Super Zahov shpëton Shkëndijën me dy super intervenime

Super Zahov shpëton Shkëndijën me dy super intervenime

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 10 ноември 2019 г.

Dhe kur nuk shfrytëzohen rastet, në futboll vjen edhe dënimi. Pas një aksioni të bukur, në të cilin fjalën kryesore e kishin Besart Ibraimi, Stenio Zhunior dhe Samir Fazli, Shkëndija përfitoi një penalti në minutën e fundit të takimit, të cilën në gol e shndërroi Agim Ibraimi.

Agim Ibraimi shenon edhe golin e dyte dhe te fitores per Shkendijen ndaj Rabotniçkit ne Shkup

Agim Ibraimi shenon edhe golin e dyte dhe te fitores per Shkendijen ndaj Rabotniçkit ne ShkupRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 1:2(A. Ibraimi 90', pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 10 ноември 2019 г.

Vlen të theksohet se vendasit nga minuta e 78-të luajtën me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të kapitenit Goran Siljanovski, pas atij starti të ashpër ndaj Zhunior.

Me këtë fitore Shkëndija rikthehet në pozitën e tretë me 21 pikë, po aq sa ka edhe Sileksi në pozitën e katërt, ndërkohë Rabotniçki vazhdon të mbajë fenerin me vetëm 11 pikë të fituara.

Leave a Reply