Trajneri Emery tregon arsyen pse Xhaka nuk po luan me Arsenalin

Granit Xhaka nuk po kalon momente të mira te Arsenali që nga ndeshja me Kristal Pallas, ku ndodhi edhe polemika me tifozët.

Mesfushori shqiptarë ka qëndruar jashtë fushave, ndërsa i është hequr edhe shiriti i kapitenit.

Granit Xhaka ishte  përsëri jashtë ekipit për të katërtën ndeshje radhazi.

Trajneri Unai Emery tregtoi se nuk ishte vetëm vendim i tij për ta lënë lojtarin jashtë, pasi diçka të tillë e kishte diskutuar me Xhakën.

“Fola me të që ditën e martë për sa i përket gjendjes së tij fizike dhe psikologjike. Xhaka po stërvitet dhe po punon, por më tha që nuk ndihet akoma gati për të luajtur dhe ne do të presim”, – ka thënë Emery.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë lajme rreth Granit Xhakës dhe klubeve që janë të interesuara për futbollistin shqiptar, qëndrimi i të cilit te Arsenali tashmë është vënë në pikpyetje të madhe.

Leave a Reply