De Laurentis humb durimin, largon Ançelotin dhe 7 futbollistë!

Numri një i skuadrës së Napolit, Aurelio De Laurentis e ka humbur durimin me një pjesë të futbollistëve të skuadrës së tij.

Rezultatet e fundit dhe kundërshtimi i grumbullimit e kanë acaruar presidentin, i cili është gati për revolucionin e madh te Napoli i tij.

De Laurentis ka kërkuar largimin e disa prej futbollistëve, teksa mediat italiane kanë zbuluar edhe emrat.

Bëhet fjalë për futbollistët si, Insinje, Allan, Kallehon, Mertens, Ghoulam dhe Kulibali. Edhe pse që të gjithë këto emra janë shumë të rëndësishëm për ekipin e Karlo Ançelotit, e ardhmja e tyre si duket do të jetë larg “San Paolos”.

Kësaj liste i bashkohet edhe reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, por edje tekniku Karlo Ançeloti, vendin e të cilit pritet ta zë trajneri i Ajaksit, Erik Ten Hag.

Leave a Reply