Interi vihet pas mesfushorit të Lionit

Interi nga ndeshja në ndeshje si duket po merr veten pas atij starti jo dhe aq të mirë në këtë sezon. Në merkaton e verës skuadra u kompletua pothuajse në të gjitha repartet, por Ausilio dhe drejtuesit e Suning mendojnë për një “dhuratë” në mesfushë, për trajnerin e tyre Luçiano Spalleti.

Lukas Tusart është lojtari që ka impresionuar Ausilion, i cili e ndjek prej kohësh, teksa për shërbimet e talentit të Lionit, kartoni i të cilit në tregun botëror të futbollit ka arritur deri në 35 milion euro interes kanë shfaqur edhe disa skuadra të njohura angleze.

Në janar do të jetë e vështirë për ta transferuar atë nga Lioni, por në verë gjërat mund të ndryshojnë, pasi “zikaltërit” dalin edhe nga regjimi i “Fair Play Financiar” dhe nuk do të kenë limite në listën e lojtarëve.

Leave a Reply