Strategu nga Prizreni në krye të Makedonija GJ.P

Pas largimit të Aleksandar Tanevski, drejtuesit e Makedonija GJ.P. shumë shpejtë kanë arritur të gjejnë zëvendësuesin e tij, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për strategun prizrenas, Naxhi Shensoj, për të cilin kampionati elitar në vendin tonë nuk është i panjohur, pasi kishte drejtuar ekipin e Pelisterit.

Nën drejtimin e tij skuadra nga Manastiri në sezonin 2016/2017 triumfoi në Kupën e Maqedonisë, duke mundur në finalen e madhe Shkëndijën.

Kësisoj ai me Pelisterin vitin 2017-të luajti në Liga Europa, duke rikthyer këtë skuadër në arenën ndërkombëtare pas plotë 9 viteve, mirëpo që u eliminua që në start nga skuadra polake e Leh Poznan.

Aleksandar Tanevski ekipin e Makedonija GJ.P e udhëhoqi në dy edicionet e fundit, ndërsa sezonin e kaluar luajti në Liga Europa, teksa gjithashtu luajti edhe në finalen e madhe të Kupës ku u mund nga Akademia Pandevi.

Leave a Reply