Ndodh në Bundesligë, futbollisti i Frankfurt “nokauton” trajnerin e Frajburgut! (VIDEO)

Një gjë e shëmtuar ka ndodhur të dielën në Bundesligën gjermane në ndeshjen midis Frajburgut të Amir Abrashit dhe Ajntrahtit të Frankfurtit. Në minutat shtesë të takimit, derisa futbollisti mysafir David Abraham po shkonte të merrte topin që kishte përfunduar jashtë vijazve kufizuese në drejtim të bankinës së skuadrës vendase, i njëjti me një goditje me krahë përplasi në tokë trajnerin vendas të Frajburgut, Kristian Streich.

Abraham po nxitonte të merrte topin për të ekzekutuar rivënien anësore, pasi ekipi i tij po humbiste 1:0. Trajneri i Frajburgut nuk lëvizi aspak, madje nga video inçizimi shihet se i tha ca fjalë Abraham, që nuk mundi ti mbajë nervat dhe e përplasi trajnerin kundërshtarë në tokë.

E gjithë kjo solli një reagim të ashpër nga ana e gjithë ekipit rezerv të skuadrës vendase që ndodhej në pankinë, ndërsa arbitri kryesor me plotë të drejtë ndëshkoi me të kuq futbollistin e Ajntrahtit.

Vërtetë në skenë e shëmtuar kjo, që rrallë herë shihen në Bundesligë.

Leave a Reply