Llapi i Xhengis Rexhepit bënë dy goditje në një ditë

Dy përforcime cilësore priten të zbarkojnë në “Zahir Pajaziti” të Podujevës gjatë ditës së shtunë. Kështu ka paralajmëruar drejtori sportiv i këtij klubi Tahir Batatina përmes një postimi në profilin e gtij në ‘facebook’.

Sipas ‘Gazetasheshi.com’ bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Elvis Prençi dhe mesfushorin Flamur Bajrami.

25-vjeçari Prençi vjen nga rradhët e skuadrës së Lushnjës, ndërsa në të kaluarën kishte qenë pjesë edhe e Korabit të Peshkopisë, Teutës së Durrësit, Tiranës dhe Kukësit. Prençi ishte edhe reprezentues i rregullt i moshave në kombëtaren U-19 dhe U-21 të Shqipërisë.

Pjesë e Tiranës ishte edhe Flamur Bajrami, përforcimi i fundit i llapjanëve. Mesfushori gjakovar ishte gjithashtu pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës, ndërkohë nga dita e sotme do të jetë pjesë e FC Llapit.

Leave a Reply