Emeri jep lajmin e madh për Granit Xhakën!

Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri ka dhënë një lajm shumë pozitiv për Granit Xhakën, duke pohuar se ky i fundit mund të luaj të shtunën në ndeshjen kundër Southemptonit në kuadër të javës së 13-të në Premierligë.

Futbollisti prishtinas nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga ajo kundër Kristal Pallas me 27 tetor, kur pati një zënkë me tifozët e skuadrës së tij, gjë kjo që më pas i shkaktoi edhe me humbjen e shiritit të kapitenit, por njëkohësisht edhe me një vend në formacion.

Graniti mungoi në ndeshjen e Liga Kupës së Anglisë kundër Liverpullit (5:6), më pas ndaj Vulverhempton (1:1) në Premierligë, njëjtë sikurse edhe së fundmi ndaj Lesterit (0:2), ndërsa gjithashtu nuk luajti edhe në ndeshjen e Liga Europa kundër Guimaresh (1:1).

Siç vërehet nga rezultatet, Arsenali pa Xhakën nuk mund të ja dalë, ashtu që prezenca e tij të shtunën kundër Sauthemptonit mund të ju sjellë fat topçinjëve, duke u rikthyer te fitorja.

Leave a Reply