Punë e kryer, Juve bind 3 futbollistët e saj, mbetet vetëm firma

Rinovimi i kontratës me mesfushorin Huan Kuadrado është vetëm çështje kohe. Një gjë të tillë raportojnë mediat italiane, sipas të cilave kolumbiani me Juventusin tashmë do të firmos deri në vitin 2022, ndërsa paga e tij vjetore do të jetë 4 milion euro.

Drejtuesit e skuadrës “bardhezi” janë të kënaqur me paraqitjet e Kuadrados që nga mbërritja e tij në vitin 2015 dhe kërkojnë të mbajnë atë në Torino edhe për 2 vite të tjera.

Gjithashtu në kampin juventin po punohet për rinovimin e 2 kontratave të tjera. Bëhet fjalë për portierin Vojçeh Shçezni dhe mbrojtësin Leonardo Bonuçi, të cilëve pritet që të ju ofrohen kontrata edhe më të gjata, deri në vitin 2024.

Leave a Reply