Milani rrëmben yllin e dëshiruar nga Juventusi!

Edhe pse mendohej se Lavin Kurzava do të ishte një ndër përforcimet e janarit për skuadrën kampione të Juventusit, një gjë e tillë nuk do të ndodh, pasi mbrojtësi i krahut të majtë të Paris Sen Zhermen, me shumë gjasa do ti bashkohet Milanit.

Mbrojtësi francez ka kontratë me “parisienët” deri në fund të këtij sezoni, mirëpo refuzimi i tij për të vazhduar të njëjtën, ka bërë që drejtuesit e PSZH-së të mendojnë shitjen e tij që në janar, për të mos e humbur atë me parametra zero.

Sipas “L’Equipe”, Milani është skuadra më e interesuar për transferimin e mbrojtësit Kurzava.

Nëse “Rossonerët” arrijnë ta bindin lojtarin që të kalojë në “San Siro”, atëherë do t’i paguajnë PSZH-së rreth 5 milionë euro.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” te Kurzava shihnin pasuesin e Sandros, mirëpo si duket rivali i tyre do ju prish punë atyre.

Leave a Reply