Plisat me aksion për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Tash është koha që të veprojmë. Kështu e nisin shkrimin e tyre në “facebook” grupi i tifozëve “Plisat”, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar vëllezërit shqiptarë të Shqipërisë, pas tërmetit që shkaktoi edhe viktima, njofton “infOSport.mk”.

Plisat po grumbullojnë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë dhe të njejtat do ti nisin sot në ora 15:00 për në Shqipëri.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë në faqen e tyre zyrtare:

“Tash është koha që të veprojmë.

Ju bëjmë thirrje të gjithë Plisave dhe qytetarëve të Prishtinës që të bashkangjiten në aksionin tonë për t’i ndihmuar të prekurit nga tragjedia në Shqipëri.

Plisat po grumbullojnë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë dhe të njejtat do të nisen sot në ora 15:00 për në Shqipëri. Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkangjiteni duke sjellur ushqim, batanije e veshmbathje, aq sa keni mundësi. Pika e grumbullimit është në Fun Club Plisat, në sheshin Zahir Pajaziti.

Një ndihmë e vogël nga ti këtu, është tepër e madhe për një shqiptar atje.

Jemi të njejtë, jemi të bashkuar, jemi të goditur të gjithë, prandaj të veprojmë së bashku!”

Tash është koha që të veprojmë.Ju bëjmë thirrje të gjithë Plisave dhe qytetarëve të Prishtinës që të bashkangjiten në…

Публикувахте от Plisat в Вторник, 26 ноември 2019 г.

Leave a Reply