FC Shkupi me një pjesë të dytë perfekte mund Ak.Pandevin me përmbysje (VIDEO)

FC Shkupi ka shënuar një fitore të madhe në kuadër të javës së 16-të, duke mundur në Çair, Akademia Pandevin me rezultatin 3:1, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë “bardheblutë” nga Çairi i dhanë fund serisë prej 4 ndeshjeve pa fitore, ndërsa në anën tjetër konfirmuan krizën në të cilën ndodhet Akademia Pandev, që tashmë 5 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore.

Ndeshja nuk nisi mirë për FC Shkupin, pasi mysafirët me anë të sulmuesit Marko Rajkoviç në minutën e 7-të avansuan të parët. Sulmuesi serb realizoi një gol mjaft të bukur me kokë, ndërsa vetëm pak minuta më pas Akademia Pandev nuk realizoi një rast të qindtpërqindtë para portës së Igor Aleksovskit.

Akademia Pandev shenon ne Çair ndaj FC Shkupit

Akademia Pandev shenon ne Çair ndaj FC ShkupitFC SHKUPI – AK. PANDEV 0:1(M. Rajkovic 7')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 27 ноември 2019 г.

Në anën tjetër kanosjen e parë të vendasve e regjistruam në minutën e 15-të, mirëpo tentativa e kapitenit Bajrami nuk dha rezultatin e duhur.

Megjithatë krejtësisht një skuadër tjetër “blu” pamë në pjesën e dytë. Të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani ishin shumë kërkues në këtë pjesë, në të cilën rastet para portës së Çubrakoviç ishin më të shumta, ndërsa e gjithë kjo kishte edhe efektin e duhur.

FC SHKUPI BARAZON NDAJ AK. PANDEV

FC SHKUPI BARAZON NDAJ AK. PANDEVFC SHKUPI – AK. PANDEV 1:1(Serzhinjo 66')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 27 ноември 2019 г.

Pas një harkimi për tokë nga e djathta, braziliani Serzhinjo u gjind më së miri në zonën kundërshtare dhe me një goditje të saktë arriti që të mposhtë portierin kundërshtarë për herë të parë në këtë ndeshje. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 67-të, ndërkohë 11minuta më vonë patëm rastin të shohim golin më të bukur të ndeshjes.

Pas një aksioni më të gjatë për rreth zonës kundërshtare, Serzhinjo mjaft mirë pasoi për Dembo Darboa në brendi, ndërsa futbollisti nga Gambia prodhoi një goditje me efe, që në fund gjeti këndin e duhur për avantazhin e FC Shkupit për herë të parë në këtë ndeshje.

Super goli i Dembo Darboa qe i dha avantazhin FC Sshkupit perballe Ak.Pandev

Super goli i Dembo Darboa qe i dha avantazhin FC Sshkupit perballe Ak.PandevFC SHKUPI – AK. PANDEV 2:1(D. Darboa 78')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 27 ноември 2019 г.

Minutat në vazhdim Akademia Pandev tentoi të vinte deri te barazimi, mirëpo një kundërzbritje e shpejtë e vendasve, gjeti të vetmuar para portierit Çubrakoviç, mesfushorin Fatjon Jusufi, i cili nuk gaboi dhe shënoi golin e tretë për ekipin e FC Shkupit, që para ndeshjes u solidarizua me viktimat dhe të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Fatjon Jusufi vulosi fitoren e FC Shkupit ndaj Ak.Pandev

Fatjon Jusufi vulosi fitoren e FC Shkupit ndaj Ak.PandevFC SHKUPI – AK. PANDEV 3:1(F. Jusufi 90+4')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 27 ноември 2019 г.

Edhe në këtë ndeshje, si në çdo ndeshje tjetër të javës së 16-të u mbajt një minutë heshtje para fillimit të takimit, për nder të 31 viktimave në Shqipëri, që pësuan nga tërmeti shkatërues.

 

Leave a Reply