Struga Trim Lum ndali hovin e Shkëndijës së Gjokës (VIDEO)

Struga Trim Lum ka ndal hovin e Shkëndijës së Ernest Gjokës, që kishte një seri prej 5 ndeshjeve pa humbje në kampionat, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë nuk paralajmëroi një epilog të këtillë, pasi “kuqezinjtë” nga Tetova e mbyllën me epërsi minimale, falë golit të shënuar nga braziliani Stenio Zhunior.

Ky i fundit mjaft mirë kombinoi me Mexhit Neziri, harkimin e të cilit braziliani e shfrytëzoi në maksimum dhe me kokë arriti që të mposhtë portierin Urosh Gjuriq.

Shkendija avanson ndaj Struga Trim Lum pas nje aksioni modul me protagonist kryesor Stenio Zhunior

Shkendija avanson ndaj Struga Trim Lum pas nje aksioni modul me protagonist kryesor Stenio ZhuniorSTRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA 0:1(S. Zhunior 36')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 27 ноември 2019 г.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, Valentin Koçoski me një super gol nga gjuajtja e lirë paralajmëroi fitoren e Struga Trim Lum.

Numri 11 i struganëve ekzekutoi në mënyrë perfekte goditjen e lirë me të majtën e tij, duke mposhtur për herë të parë në këtë ndeshje porierin Kostadin  Zahov.

Struga Trim Lum barazon shifrat ndaj SHkendijes

Struga Trim Lum barazon shifrat ndaj ShkendijesSTRUGA TRIM LUM – SHKENDIJA 1:1(V. Koçoski 54')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 27 ноември 2019 г.

Ky gol ju dha krahë futbollistëve vendas, ndërsa një pasim i mrrekullueshëm në thellësi nga ana e mbrojtësit Klisman Cake për Nijas Lenën, e vendosi këtë të fundit të vetëm para Zahov, ndërsa përvoja dhe qetësia e numrit 10-të të struganëve, bëri që Struga Trim Lum ti gëzohet edhe golit të dytë në këtë ndeshje, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e ekipit të trajnerit Jeton Beqiri.

Struga Trim Lum permbys rezultatin ndaj Shkendijes

Struga Trim Lum permbys rezultatin ndaj ShkendijesSTRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA 2:1(N. Lena 65')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 27 ноември 2019 г.

Me këtë fitore Struga Trim Lum vazhdon të qëndrojë në pozitën e 7-të, mirpëo tashmë e shkëputur me 6 pikë nga Renova dhe Boreci, që renditen në pozitat 8 dhe 9. Në anën tjetër Shkëndija mbetet në pozitën e 3-të me 24 pikë, 8 më pak se Vardari i vendit të parë.

Foto: gol.mk

 

Leave a Reply