Futsal Shkupi ja bënë 8:2 Kratovës

Futsal Shkupi ka shënuar fitoren e 8-të nga gjithsej 9 ndeshje të këtij edicioni në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “bardheblu” nga Çairi sonte në udhëtim mundi Kratovën me shifrat 8:2, duke vijuar serinë e rezultateve pozitive. Erkan Seferi realizoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Bejtulla Jakupi, Zoran Leveski, Aleksandar Gligorov, Ismet Ceka dhe dy të rinjët, Erkan Shabani dhe Sead Demiri.

Falë kësaj fitore, Futsal Shkupi mban pozitën e parë në renditje me 25 pikë të tubuara.

Leave a Reply