Trajneri suedez, Jane Anderson publikon listën për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës me 13 janar të vitit 2020 në Doha të Katarit do të zhvillojë miqësoren e parë të vitit që po na vjen, ndërsa për kundërshtarë do të ketë kombëtaren e madhe të Suedisë, shkruan “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo një skuadër tjetër e madhe që do ju vihet përballë djelmoshave “dardan”, të cilët me paraqitjet e tyre në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020 dhe në ndeshjet e Ligës së Kombeve përfituan shumë shpejtë zemrat e çdo shqiptari.

Ata do të kenë mundësinë që të shfaqen mirë sërish, edhe pse për këtë ndeshje pritet që të eksperimentojë edhe trajneri Bernard Çallandes, njëjtë sikurse edhe homologu i tij, Janne Andersson, i cili tashmë ka publikuar listën e futbollistëve, e që pjesa më e madhe janë prej atyre që kanë pasur më pak minutazh në të kaluarën.

Nga ajo që shihet në listën e publikuar, vërehet mungesa e yjeve kryesorë, si ajo e portierit Robin Olsen, mbrojtësve Mikael Lustik, Viktor Lindelof, Andreas Grankvist, mesfushorëve Sebastian Larsson, Emil Forsberg, Albin Ekdal, si dhe dy sulmuesve Xhon Guideti dhe Markus Berg, futbollistë këta që për shkak angazhimeve me ekipet e tyre në Europë, nuk do të jenë në gjendje ti përgjigjen pozitivisht skuadrës së tyre kombëtare.

Leave a Reply