Sejdini: Liria e shprehjes është ok, por unë ofrova aeroplan privat për Pandevin

Në pritje të 12 nëntorit historik për futbollin e Maqedonisë së Veriut kur luajmë finalen e madhe kundër Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Europian, sot para gazetarëve foli presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

Në një takim me gazetarët sportiv të vendit, Sejdini ju kërkojë të gjithë gazetarëve të parashtrojnë pyetje për të gjitha dilemat dhe komentet e fundit rreth federatës së futbollit vendor dhe përfaqësueseve.

Ajo që tërhoqi vëmendje më të madhe ishte deklarata për kritikën e Goran Pandevit që u shpreh në konferencë para mediave një ditë para ndeshjes me Kosovën që askush nuk është interesuar për të përderisa skuadra e tij Xhenova ishte me shumë futbollist të infektuar me koronavirus dhe në karantin.

“Pandev ka të drejt kur brengoset, pasi ai në të vërtet ishte në situatë të vështirë. Por, unë çdo ditë kam folur me seleksionuesin Igor Angellovski, pasi ai është “kanali” i komunikimit. Edhe kur kam udhëhequr skuadër, asnjëherë nuk kam komunikuar drejtpërdrejtë me futbollist, por gjithmonë me trajnerin. Njerëzit tanë kanë folur me Pandevin për të ardhur në Maqedoni, unë personalisht i kam thënë Angellovskit se nëse ka nevojë do të dërgojmë aeroplan privat, vetëm që ta kemi për ndeshjen më të rëndësishme me Kosovën. Nuk e di nëse ajo porosi e imja, u është transmetuar kapitenit, por për fat të mirë, këtë bisedë e kam bërë në praninë e disa njerëzve tjerë dhe shumë lehtë mund të konfirmohet. Kemi respekt të madh për Pandevin, ai është kapiten, ai është lider i përfaqësueses. Kisha dëshirë të takohem dhe të flas pas ndeshjes me Kosovën, por kisha rast vdekje në familje dhe nuk kisha mundësi të jem së bashku me përfaqësuesen. Po pres mundësinë e parë që të shihem me të”, ka thënë Sejdini.

Gjithashtu edhe tema për kontratën e seleksionuesit Igor Angellovski ishte e përfolur në media, por Sejdini nuk e sheh dramatike dhe ka thënë se nuk ka asnjë konflikt me shefin aktual të stafit teknik të përfaqësueses.

“Unë njëherë ia kam vazhduar kontratën Angellovskit dhe ajo është valide deri më 31 dhjetor të vitit 2020. Demantojë se bisedojë me ndonjë trajner tjetër dhe se kam ndonjë opsion për ta zëvendësuar. Unë vetëm dua që punët të shkojnë në rrugën e drejt. Thjesht as un nuk e di se a do të jem president i FFM-së, na pret Kuvend i Rregullt. Në përputhshmëri me ndryshimet e bëra në vitin 2018, secili mund të kandidohet me mbështetje të Shoqatave Komunale të Futbollit”, ka sqaruar Sejdini.

Leave a Reply