Nejmar në Stamboll luajti vetëm 26 minuta kundër Bashakshehir

Ylli i Paris Sen Zhermen, Nejmar është lënduar përsëri. Braziliani ka lëshuar fushën në minutën e 26’ të ndeshjes Bashakshehir-PSZh, në të cilën ndeshje në fund skuadra e tij falë “dopietës” së Mojsie Kin shënoi fitore 2:0.

Megjithatë tashmë frika ekziston te parisienët, deri sa të mësohet edhe shkalla e dëmtimit të futbollistit kryesor të skuadrës, i cili në vitet e fundit rrallë herë ka arritur të shfaq formën më të mirë, shkaku i lëndimeve të shpeshta.

Leave a Reply