Me ardhjen e Agim Sopit te Feronikeli, gjërat kanë nisur të ndryshojnë. Strategu shkupjan po sjellë risi në këtë skuadër por edhe në futbollin kosovarë.
Me kërkesë të tij drejtuesit e Feronikelit, kanë marrë vendim që nga fillimi i vitit të ardhshëm të krijojnë një platformë për zhvillimin e talenteve ku do krijohet skuadra U21, ndërsa me urdhër të tij skuadra pritet të largojë plotë 7 futbollistë, edhe atë që të gjithë emra të njohur, si Kastriot Rexha, Astrit Falziu, Arbër Prekazi, Yll Hoxha, Albutrnit Morina, Haxhi Neziraj dhe Lulzim Doshlaku.
Që të gjithë këta futbollistë, sipas asaj që raporton GazetaSHESHI, janë të lirë për të kërkuar klube të reja, njëjtë sikurse edhe malazezi, Milosh Krokotiç.
Ndërkohë edhe pse ende nuk ka nisur merkatoja, skuadra e Niklit tashmë ka transferuar tre futbollistë të rinj, Kristi Kullaj, Simon Loshi dhe Keith Groeneveld, ndërsa në ndeshjen e Kupës kundër skuadrës prizrenase A&N, Sopi ju dha mundësinë edhe dy talentëve të rinj, Lorent Shala e Ardi Qorri, duke paralajmëruar se skuadra në të ardhmen do të mbështetet tek të rinjët.
Freskia që sjellin lojtarët e rinjë, nga tabori i Feronikelit shpresojnë që të reflektojë edhe në rezultate sa më të mira në pjesën e mbetur të kampionatit.
Rikujtojmë Feronikeli pjesën e parë të sezonit 2019/2020 në elitën e futbollit kosovar e mbylli në pozitën e 5-të me 27 pikë, 7 pikë më pak se lideri Ballkani.