Klop me një formacion eksperimental arrinë finalen e Kupës së Botës (VIDEO)

Skuadra kampione e Europës, Liverpulli, është kualifikuar për në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube, teksa sot arriti një fitore dramatike 2:1 ndaj skuadrës meksikane të Monterej në “Khalifa International Stadium” në Doha, shkruan “infOSport.mk”.

Jurgen Klop e nisi takimin me një formacion më ndryshe, ndërsa kjo ju solli shumë probleme futbollistëve nga “Enfilld Roud”.

Nabi Keita kaloi në epërsi Liverpullin pas 11 minutave lojë, ndërsa vetëm dy minuta më pas Monterej falë golit të shënuar nga Rozherio Funes Mori arriti që të barazojë shifrat në 1:1.

Deri në fund, takimi ishte shumë i barabartë, teksa Liverpulli epërsinë e vetme e kishte në posedimin e topit. E gjithë kjo bëri që Klop të bëjë ndryshime në formacion, duke inkuadruar në lojë futbollistët titullarë si, Sadio Mane, Trent Aleksandar Arnold dhe Roberto Firmino.

Pikërisht braziliani i solli fitoren Liverpullit në kohën shtesë, duke i siguruar në këtë mënyrë skuadrës së tij finalen e madhe të shtunën kundër brazilianëve në Flamengos.

Leave a Reply