Momentet e “El Clasicos” që i fshehu regjia dhe që nuk patët mundësi ti shihni (VIDEO)

Ndeshja e shumëpritur midis Barcelonës  dhe Realit të Madridit e zhvilluar mbrëmë në “Kamp Nou” u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0.

Pavarësisht rrjetave të paprekura, kjo ndeshje dhuroi një futboll të bukur dhe të hapur nga të dyja krahët, ndërsa gjithashtu dhuroi edhe shumë episode tjera për t’u komentuar nga tifozët.

Gjatë pjesës së dytë, tifozët e Barcelonës kanë hapur banderola duke e ditur çështjen e ndezur për pavarësinë që kërkon Katalunia, por asnjë prej tyre nuk është regjistruar nga kamerat që bënin transmetimin e ndeshjes.

Gjithashtu nuk u pa as momenti më interesant dhe befasues kur të gjithë tifozët “katalunas” hodhën topa në fushë dhe ndërprenë për disa minuta ndeshjen.

Mesazhi në topa ishte: “Spanjë, ulu dhe bisedo”, ndërsa të njëjta mesazhe ka pasur edhe në formë të banderolave të shpalosura në mesin e tifozëve në tribuna.

Regjia e kishte gjetur menjëherë zgjidhjen, ku ofronte pamje nga sipër stadiumit, për të mos i bërë këto episode si protagonizëm të takimit.

Leave a Reply