Shkëndija konfirmon 5 largimet!

Shkëndija e Tetovës ka konfirmuar 5 largimet nga skuadra në fillim të këtij muaji. Në gjysmësezonin e mbetur pjesë e kampionëve në fuqi nuk do të jenë Egzon Bejtullai, Zeni Husmani, Shefit Shefiti, Jakup Berisha si dhe Selajdin Mustafi. Bejtullait i skadoi kontrata dhe e njejta nuk u vazhdua, me mbrojtësin që dëshiron që karrierën ta vazhdojë jashtë vendit.

Me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë edhe bashkëpunimi me mesfushorin Zeni Husmani si dhe me të rinjët si Shefiti, Berisha e portieri Mustafi që nuk gjetën hapësira shumë për të luajtur. Shkëndija ka falenderuar të 5 futbollistët për angazhimin e tyre në fanellën kuqezi, duke ju uruar shëndet dhe suksese në të ardhmen.

 

Leave a Reply