FIGC gjobit Lacion, shkas koret raciste ndaj Balotellit

Koret raciste në adresë të Mario Balotellit në fundjavë i kanë kushtuar me gjobë Lacios.

Sulmuesi i Breshës kishte qenë në qendër të tifozëve miq, me ç’rast arbitri në minutën e 30-të vendosi të ndërpresë ndeshjen, pas ankimimit të Balotellit.

Komisioni disiplinor pranë FIGC e kishte shqyrtuar rastin në fjalë, e ku kishte dalë me një vendim. 20 mijë euro është gjobë për thirrjet raciste të  tifozëve “lacial”, si dhe 2 mijë euro të tjera për shkak të hedhjes së shisheve.

Përveç Lacios, FIGC ka gjobitur edhe SPAL-in e Etrit Berishës (10 mijë euro),  Juventusin (5 mijë euro) dhe Xhenoan e Valon Behramit dhe Goran Pandevit ( 4 mijë euro).

Leave a Reply