Një shqiptarë në sulmin e Akademia Pandev

Akademia Pandev gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shqiptarë, Ndue Mujeci. Bëhet fjalë për një sulmues 26-vjeçar, i cili së fundmi ka luajtur në Qipro te skuadra e Çihangir, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe karrierën e tij, Mujeci e kishet nisur në vendlindje në Shkodër, te skuadra e Vllaznisë, që më pas të jetë pjesë edhe e skuadrës së Ada Velipojë.

Karrierën ndërkombëtare e kishte nisur në verën e vitit 2016-të, kur ishte transferuar në Bullgari te OFK Pirin, që më pas të transferohet në Letoni te Ventspils, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e FK Dunav (Bullgari), Saburtalo (Gjeorgji), Gençlik Guçu (Qipro) dhe Happy Valley (Hong Kong).

Momentet e tij më të mira të karrierës i kaloi në Letoni, ku regjistroi 64 ndeshje dhe 23 gola të shënuar, ndërsa pikërisht aftësitë e tij realizuese pritet ti dëshmojë edhe në futbollin tonë vendor.

Mujeci bëhet transferimi i tretë i Akademia Pandev gjatë këtij afati kalimtarë, pas mbrojtësit bullgarë, Angel Grançov dhe mesfushorit Bojan Najdenov, ndërsa trajneri Trençovski për “infOSport.mk” konfirmoi edhe bisedimet me sulmuesin serb, Milan Basrak.

Leave a Reply