Interi dhe Roma sot kryejnë një shkëmbim të bujshëm!

Interi dhe Roma janë në rrugën e duhur për të përfunduar një marrëveshje shkëmbimi, e cila do të përfshijë anësorin Mateo Politano (Inter) dhe mbrojtësin e krahut, Leonardo Spinacola (Roma).

Pas dëmtimit të Nikolo Zaniolos, i cili do të mungojë deri në fund të sezonit, Roma përshpejtoi bisedimet me Interin për një shkëmbim Politano-Spinacola.

Të dy palët thuhet se janë të gatshme të përfundojnë marrëveshjen sa më shpejtë, derisa të dy futbollistët vlerësohen në 25 milion euro.

Politano do të ndihmonte Romën për të mos e ndjerë edhe aq shumë mungesën e Zaniolos në pjesën ofenzive, teksa Spinacola do të ishte një alternativë shtesë në mbrojtjen e skuadrës së Antonio Kontes.

Leave a Reply