Struga Trim Lum udhëtoi drejt Turqisë, njihuni me listën e 25 futbollistëve

Pasi përfundoi fazën e parë të përgatitjeve në Strugë, ekipi i Struga Trim Lum mëngjesin e sotëm u nis drejt Turqisë, ku do të vijojë fazën përgatitore dimërore, njofton “infOSport.mk”.

Në tokën turke ekipi strugan pritet të qëndrojnë deri më 5 Shkurt, ndërsa janë planifikuar edhe 4 ndeshje miqësore.

Me skuadrën kanë udhëtuar edhe dy përforcimet e reja, Sedat Berisha dhe Fjoralb Deliaj, ndërsa gjithashtu edhe Alban Sulejmani, që pritet të përforcojë mesfushën e Struga Trim Lum pas largimit të Burhan Mustafov.

Trajneri Jeton Beqiri ka marrë me vete edhe disa futbollistë të dalë nga ekipi i moshave të Struga Trim Lum.

Ja lista e futbollistëve të Struga Trim Lum, që kanë udhëtuar në Antalia për vijimin e fazës përgatitore:
11. Urosh Djuric
12. Nikolla Simonovski
13. Bledar Istrefi
14. Arlind Aliti
15. Ermin Anrushi
16. Klisman Cake
17. Arben Tafa
18. Sedat Berisha
19. Blerton Sheji
20. Valentin Kocoski
21. Ard Kasami
22. Fjoralb Deliaj
23. Flamur Tairi
24. Agon Ajredini
25. Atdhe Mazari
26. Ardit Shaqiri
27. Nijaz Lena
28. Alban Sulejmani
29. Emran Ramadani
30. Florent Osmani
31. Abdulhadi Jahja
32. Dejan Cvetanovski
33. Hristijan Kirovski
34. Edis Osman
35. Fikri Dani

Leave a Reply