Godet Vardar Forina, transferon futbollistin e Kukësit, Armend Çajani

Vardar Forina bënë një super goditje në merkato, derisa sot ka prezantuar mesfushorin shkupjan, Armend Çajani, i  cili vjen nga rradhët e Kukësit. Ai te skuadra nga Verilindja e Shqipërisë u transferua verën e  vitit 2018-të, mirëpo për shkak se nuk merrte shumë hapësira nga ana e trajnerit Shpëtim Duro, vendosi të rikthehet te skuadra ku edhe krijoi identitetin e tij.

Ai me Vardar Forinën kishte luajtur edhe gjatë sezonit 2017/2018, kur edhe pse luante si mesfushorë kishte arritur të shënojë plotë 10 gola.

Atë vit skuadra e Vardar Forinës luajti ndeshjen e balotazhit për inkuadrim në ligën e dytë, mirëpo nuk i’a arritën qëllimit përballë Genç Kalemler, drejtuesit e së cilës më pas e transferuan në rradhët e tyre.

Edhe te Genç Kalemler, Çajani zhvilloi një super sezon, duke bërë që të tërheq edhe vëmendjen e kuksianëve, të cilët i ofruan një kontratë dy vjeçare, mirëpo e njëjta tashmë me pëlqim të dyanshëm përfundon vetëm pas 6 muajsh.

Armend Çajani kështu bëhet emri i tretë te skuadra e Vardar Forinës, pas portierit Alban Miftari dhe Borjan Panovskit, i cili erdhi nga rradhët e Rabotniçkit.

Leave a Reply