Kroati Rebiç sërish është heroi i Milanit (VIDEO)

Ante Rebiç edhe në ndeshjen e dytë me rradhë doli të jetë heroi i Milanit,  shkruan “infOSport.mk”.  Sulmuesi kroat shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Milanin në ndeshjen në transfertë kundër Breshës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 21-të në “Serie A”.

Futbollistët e trajnerit Stefano Pioli mund të jenë të kënaqur që nga “Mario Rigamonti” dolën me 3 pikë të plota, kjo pasi ndeshja ishte shumë e luftuar edhe nga ana e ekipit vendas, që në disa momente vuri në mjaft vështirësi portierin Donaruma.

Megjithatë Milani në fund arriti edhe fitoren e katërt me rradhë, përfshirë këtu edhe atë të Kupës kundër SPAL-it të Etrit Berishës.

Me 31 pikë tashmë Milani renditet në pozitën e 6-të, ndërkohë Bresha vazhdon të mbajë pozitën e parafundit në “Serie A”.

Leave a Reply