Dortmundi mundi edhe Këllnin, ndërsa Holland filloi të thyej rekorde (VIDEO)

Borusia Dortmundi ka regjistruar edhe fitoren e dytë në kuadër të pjesës së dytë të kampionatit gjerman, teksa sonte mundi pa shumë probleme Këllnin me rezultatin 5:1, njofton “infOSport.mk”.

Figurë qëndrore edhe në këtë ndeshje doli të jetë Erling Holland, i cili sërish në rolin e rezervistit arriti të shënojë, kësaj rradhe dy gola, duke arritur kështu në shifrën e 5 golave të shënuar në vetëm dy ndeshje, që njëherit përbënë edhe rekord në Bundesligë.

Erling HOLLAND60 minuta me Dortmundin 5 gola…👏👏👏👏

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 24 януари 2020 г.

Ndryshe fitoren e “milionerëve” e paralajmëroi Guereiro që në minutën e parë, Reush në të 27-tën dyfishoi rezultatin, teksa Sanço vetëm ps 3 minutave lojë në pjesën e dytë shënoi edhe golin e tretë për Dortmundin.

Uth në minutën e 65-të shënoi golin e nderit për Këllnin, ndërsa menjëherë pas këtij goli Lusien Favre vendosi që në lojë të inkuadrojë norvegjezin Holland, i cili kreu detyrën në mënyrën më të mirë, duke shënuar dy gola në minutat 77 dhe 87.

Me këtë fitore Borusia Dortmundi renditet në pozitën e 3-të me 36 pikë, teksa Këllni mbetet në pjesën e poshtme të tabelës së klasifikimit, edhe pse deri para këtij takimi kishte regjistruar 4 fitore të njëpasnjëshme.

Leave a Reply