Një Barcelonë shumë e dobët humbet në “Mestalja” nga Valencia (VIDEO)

Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona është mundur me shifrat 2:0 në transfertën ndaj Valencias, në ndeshjen e vlefshme të javës së 21-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”. Autogoli i Zhordi Albas (48’) dhe goli i Maksimiliano Gomez (77’) gëzuan tifozët e pranishëm në “Mesalja”.

Përveç kësaj vendasit gjatë pjesës së parë humbën një penalti.

Për Barcelonën është kjo disfata e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, teksa ekipi “katalunas” luajti shumë dobët në mbrojtje sipas skemës me 3 mbrojtës.

Hapin fals të Barcelonës mund ta shfrytëzojë Reali i Madridit, që nesër mbrëma në transfertë do të luaj me Valjadolidin.

Leave a Reply