Muriqi i shënon edhe Bashakshehirit, Fenerbahçe drejt kreut (VIDEO)

Fenerbahçe ka shënuar fitore 2:0 ndaj Bashakshehirit në ndeshjen derbi të javës së 19-të në Superligën e e Turqisë. Dhe kur Fenerbahçe fiton dhe shënon, nuk ka se si të mungojë edhe ylli kosovar, Vedat Muriqi, i cili në minutën e 86-të vulosi fitoren e skuadrës së tij.


GOLAT NGA NDESHJA FENERBAHC – BASHAKSHEHIR, NDIENI KËTU.


Ndryshe golin e parë për skuadrën nga “Shukru Saraçogllu” e realizoi gjermani Maks Krushe në minutën e 72-të. Falë kësaj fitore Fenerbahçe renditet në pozitën e dytë tashmë, me 37 pikë, një më shumë se kundërshtari i tyre, Bashakshehir, ndërsa Sivaspor me 40 pikë mban pozitën e parë.

Ndryshe goli i sontëm për Muriqin ishte i 12-ti sezonal në 18 ndeshje të zhvilluara.

Leave a Reply