Nuk kanë fund humbjet e Vardarit në Turqi!

Vardari ka pësuar disfatë edhe në ndeshjen e tretë të zhvilluar në tokën turke. Nënkampionët e vendit sot u mundën nga skuadra serbe e Baçka Topola me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të skuadrës serbe falë golit të Zec, ndërsa Arsenijeviq në fillimin e pjesës së dytë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e “kuqezinjëve” shkupjan.

Golin e vetëm për Vardarin në këtë përballje e realizoi sulmuesi i talentuar, Bojan  Kolevski.

Kujtojmë Vardari në ndeshjen e parë kontrolluese ishte mundur nga Hajduku (1:3), ndërkohë u mund edhe nga Dinami Kievi (0:4).

Leave a Reply