Besart Berisha në formacionin e javës në Australi

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha po kalon një formë të shkëlqyeshme në kampionatin e elitar australian, ndryshe i njohur  si “A-League”. Berisha në ndeshjen e fundit kampionale të skuadrës së tij Western United ndaj Adelaide United shënoi 2 gola, duke u përfshirë kështu në formacionin e javës në elitën e futbollit australian.


LEXO GJITHASHTU:

Ndeshjen e 200-të jubilare në Australi Besart Berisha e kurorëzoi me “dopietë” (VIDEO)


Për Berishën ishte kjo ndeshja e 200-të në futbollin australian, ku ka shënuar plotë 127 gola, duke qenë absolutisht golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Ndryshe këtë edicion në “A-League”, Berisha në 14 ndeshje numëron 11 gola.

 

Leave a Reply