Futsal Shkupi i nis mbarë kontrollueset  për stinorin pranveror, Erkan Shabani shkëlqen me 3 gola

Futsal Shkupi i ka nisur me këmbë të mbarë ndeshjet kontrolluese në kuadër të stinorit pranveror në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi shënoi fitore 7:4 në ndeshjen kundër Zhelezarecit, ndaj së cilës skuadër edicionin e kaluar kishin luajtur në finalen e Kupës.

Edhe pse të besuarit e trajnerit Zoran Lekiq luajtën pa 5 reprezentuesit, Erkan Seferi, Zoran Leveski, Shefki Berisha, Ferid Agushi dhe Aleksandar Gligorov, ata në asnjë moment nuk e diskutuan fitoren.

Figurë kryesore në këtë ndeshje doli të jetë talenti Erkan Shabani, që realizoi “hat-trik”, dy gola realizoi Ismet Ceka, ndërsa nga një gol shënuan Orhan Ibishi dhe Arsim Fazliu.

Kjo ndeshje të dyja skuadrave ju shërbeu si parapërgatitje për ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës, që në program janë me datë 3 dhe 4 shkurt, ndërsa kujtojmë së stinori pranveror në elitën e futsalit starton me 28 shkurt.

Leave a Reply