Godet Boreci, prezanton 6 përforcime në një ditë

Skuadra e Borecit gjatë ditës së sotme ka prezantuar 6 përforcimet e bëra gjatë merkatos së janarit, me të cilët shpreson që të bëjë paraqitje edhe më të mira gjatë stinorit pranveror, ku synim kryesorë kanë mbijetesën në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Emra të rinj te skuadra nga Velesi janë braziliani Fernando Silva, i cili në të kaluarën ka luajtur me Pelisterin dhe Renovën në futbollin tonë vendor, pastaj sulmuesi Dario Desniq, i cili në të kaluarën kishte luajtur edhe me FC Shkupin, serbi Nikolla Radoviç, Aleksandar Anastasov, Darko Jociq dhe Nikolla Risteski, i cili vjen nga rradhët e Kit Go.

Futbollistët e Borecit nga dita e djeshme janë vendosur në Greqi në qendrën stërvitore, Atermon, aty ku do të qëndrojnë për plotë 10 ditë dhe ku do të zhvillojnë edhe 4 ndeshje miqësore.

Leave a Reply