FC Shkupi sërish barazon, mirëpo kësaj rradhe shënon

FC Shkupi edhe në ndeshjen e katërt të zhvilluar në prag të stinorit pranveror ka barazuar, mirëpo kësaj rradhe për dallim nga 3 barazimet e para pa gola, ndaj skuadrës boshnjake të Çelik ka barazuar me shifrat 2:2, njofton “infOSport.mk”.

Njëherit ishte kjo ndeshja e dytë e “bardhekaltërve” nga Çairi e zhvilluar në tokën turke, pas asaj ndaj Neftchi Kockho nga Krigistani (0:0).

FC Shkupi e nisi mirë takimin, ndërsa golin e epërsisë e realizoi vetëm në minutën e 40-të me anë të mbrojtësit Darko Ilieski, i cili përfitoi nga një harkim i kapitenit Muharem Bajrami.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa pas 15 minutave lojë në pjesën e dytë shënoi edhe Besart Krivanjeva, një mbrojtës tjetër ky i FC Shkupit, që në ato momente shënoi për 2:0.

Mirëpo 30 minutëshi i fundit i takimit nuk kënaqi aspak trajnerin Osmani, i cili u besoi futbollistëve nga bankina, të cilët nuk e kaluan testin, pasi lejuan kundërshtarin që brenda 30 minutave të shënojë dy gola dhe në fund të marrë një barazim 2:2.

Ishte Aidin Mahumtoviç ai i cili në minutën e 75-të shënoi golin e parë për Çelik, ndërsa goli i dytë mban firmën e Mario Crniçki, i cili ditë më parë iu bashkua skuadrës nga Zenica në formë huazimi nga rradhët e Sarajevës.

Crniçki golin e barazimit e gjeti në minutën e 86-të, duke vendosur njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, FC Shkupi 2, Çelik 2.

Leave a Reply